E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushaj Mocion per shkarkimin ne Ekzekutivin e FSHF-se

Pas ngjarjeve skandaloze te se merkures ne mbledhjen e Komisionit te Kategorise Superiore presidentet e klubeve rebele vazhdojne te ngulmojne per largimin e kryetarit Koco Kokedhima.

Qendrimi i tyre eshte theksuar nga drejtuesi me i larte i Vllaznise Valter Fushaj qe nepermjet nje deklarate per shtyp foli per ate qe ndodhi ne takimin e 12 presidenteve te klubeve elitare ne ambientet e FSHF-se.

Ai konfirmoi se shkodranet ashtu sikurse edhe Bylis Besa Laci e Kastrioti nuk do te terhiqen nga pretendimi i tyre per te shkarkuar kreun e komisionit ndersa nenvijezoi qe shume shpejt te grumbullojne firmat e nevojshme per ti paraqitur nje kerkese zyrtare Komitetit Ekzekutiv ne federate.

Ne emer te klubit te Vllaznise deshiroj te bej publik qendrimin tim ne lidhje me mbledhjen e shumeperfolur te Komisionit te Liges Superiore te dates 1 dhjetor 2010. Sic ishte paralajmeruar ne kete mbledhje do te kerkonim edhe votimin per shkarkimin e kryetarit z. Koco Kokedhima por ky synim nuk u realizua. Se pari ky njeri tentoi te ngaterroje klubet me njeri-tjetrin por kur e pa se nuk ia arriti atehere gjeti menyre tjeter per te prishur mbledhjen ne menyre qe te mos kalohej ne votebesim shprehej Fushaj. Per afro kater ore ka pasur shume debate dhe ne fund z. Kokedhima ia arriti qellimit te tij. Kjo eshte e padrejte sepse shume klube nepermjet presidenteve te tyre kane dashur shkarkimin e ketij njeriu per mospermbushje te misionit te tij. Por ju bejme te ditur publikisht se klubi Vllaznia por edhe shume klube te tjera nuk do te terhiqen nga kjo iniciative. Shume shpejt do kerkojme nje mocion per shkarkimin e tij dhe do tia paraqesim Komitetit Ekzekutiv per ta bere realitet. Besoj se kjo gje do te realizohet.

Nese kryetari i Komisionit te Superiores nuk do te largohet presidenti i kuqebluve kercenoi se zgjidhja eshte e qarte Vllaznia do kerkoje largimin e saj nga Komisioni i Liges Superiore. Kete te drejte ia jep edhe rregullorja perkatese dhe pikerisht neni 159 pika 3. Bashke me Vllaznine kete rruge do ndjekin edhe shume ekipe te tjera dhe sic dihet nese shtate klube terhiqen atehere Komisioni pushon se ekzistuari. Une dhe klubi qe perfaqesoj nuk deshiroj aspak shkrirjen e ketij organi. Ne duam largimin nga posti i kryetarit te z. Kokedhima. Nuk kam asgje personale kundrejt ketij personi ndonese qe ne fillim kam qene kunder emerimit te tij. Vllaznia dhe shume klube te tjera duan qe ai te largohet nga ky post sepse nuk ka permbushur asnje prej detyrave te tij. Me absurdja eshte se shume prej propozimeve te klubeve nuk kane shkuar te Komiteti Ekzekutiv ashtu sic i kemi paraqitur ne presidentet por jane ndryshuar sipas deshires se tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›