E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihet ne forme

Nga Express me 03 dhjetor 2010 ne ora 1057

Blerim Xhemajli e ka kaluar periudhen e veshtire te fillim sezonit ne Parma ku qendroi kryesisht ne bankine. Ne ndeshjet e fundit mesfushori shqiptar eshte bere lojtar i pazevendesueshem i ekipit italian i cili eshte kendellur se fundmi.

147Jemi permiresuar mjaft ne ndeshjet e fundit. Edhe une jam rikuperuar fizikisht dhe ndihem mire edhe pse ne Milano kunder Interit nuk e shfaqa lojen time me te mire148 tha 25 vjecari.

Sfida e radhes e Parmes do te jete ajo ndaj Udineses ku perfaqesuesi zviceran kerkon pike. 147Do te luajme kunder nje skuadre e cila nuk e nisi mire sezonin. Ne e njohim formacionin 3-5-2 te trajnerit Guidolin dhe duhet ta gjejme sistemin per ta bllokuar. Duhet te nxjerrim pike me Udinesen148 perfundoi ish futbollisti i Boltonit dhe Torinos.

Pas 14 xhirosh te zhvilluara ne Serie A Parma ze poziten e 15-te ne tabele me 15 pike te grumbulluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›