E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova publikohen ofertat e SHBA

Bashkesia nderkombetare i beri nje seri ofertash Serbise per te hequr dore nga Kosova.

Keshtu shkruajne mediat serbe te cilat pretendojne se citojne informacione sekrete te publikuara nga faqja e internetit Wikileaks.

Keshtu sipas burimeve amerikanet i druheshin vetos ruse ne OKB dhe favorizuan idene qe Serbise ti ofrohej Marreveshja e Stabilizim Asociimit.

Gjithashtu ne vitin 2006 Shtetet e Bashkuara menduan te ndihmojne forcat pro-demokratike ne Serbi per zgjedhjet e janarit te 2007-es por me pas hoqen dore duke ofruar anetaresimin ne Partneritetin per Paqen.

Nga ana tjeter shtojne burimet francezet kerkuan nga gjermanet qe ta perkrahin opsionin e MSA-se pa insistuar per bashkepunimin e plote te Serbise me gjykaten e Hages.

Mediat serbe saktesojne me tej se materialet ne fjale jane gjetur ne nje mesazh te publikuar nga Wikileaks ku citohet nje bisede mes zyrtarit amerikan Daniel Fried dhe keshilltarit te presidentit te atehershem francez Jacques Shirac.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›