Fushaj: Nuk e kam frikë Tiranën

Presidenti i shkodranëve, Valter Fushaj, e ka kontestuar edhe një herë caktimin e një gjyqtari tiranas për drejtimin e kësaj sfide me peshë.
Ai ka nënvizuar bindjen e tij se, nëse do të gjykohet drejt, atëherë nuk ka frikë jo vetëm Tiranën, por asnjë ekip në Shqipëri.
“Nuk e kam frikë aspak Tiranën. Dua vetëm gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Jam i bindur se skuadra ime, pavarësisht mungesave, me sakrificë dhe shpirt gare do ta mposhtë Tiranën, nëse do të kemi një gjykim të drejtë. Asnjëherë nuk kam kërkuar asgjë më shumë veçse një gjykim të drejtë në çdo ndeshje. Gjithashtu jam i bindur se Vllaznia është e denjë për titullin ‘kampion’ nëse gara do të jetë e ndershme, ku këtë e garanton vetëm FSHF-ja. Megjithatë e them me bindje të plotë se kjo Vllazni, që i ka kundër të gjithë, do t’i mundi”, është shprehur presidenti i Vllaznisë.