E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidi: “Nuk na lejuan te luanim normalisht” Portieri i Kombetares: “Ishte një ndeshje miqësore, por atmosfera ishte krejt ndryshe”

Portieri i Kombëtares shqiptare, Isli Hidi, ishte një ndër më të mirët në fushë në barazimin 1-1 kundër Azerbajxhanit, duke dëshmuar se është një zëvendësues i denjë i Arjan Beqajt, por dhe duke dhënë një sinjal të qartë se “katërkëndëshi” kuqezi e ka vazhdimësinë e sigurt, ashtu sikundër ka treguar deri tani Beqaj, kur mori në “dorëzim” portën pas varjes së dorezave në gozhdë nga ana e legjendës Foto Strakosha.

Hidi pati jo pak punë në “Tofik Barhamov” të Bakut, dhe në shumë raste evitoi gola të sigurt. Edhe Hidi, si gjithë lojtarët e tjerë të përfaqësueses mbeti i pakënaqur nga vendimet e gjyqtarit gjeorgjian Lasha Silagava.

“Lojtarët tanë nuk mundën të luanin normalisht. Çdo kontakt konsiderohej faull. Në luajtëm në pjesën e dytë me dhjetë lojtarë dhe barazimi ishte drejtë. Ishte një ndeshje miqësore, por atmosfera ishte krejt ndryshe. Nëse Azebajxhani dëshironte ta fitonte takimin, nuk ishte ajo mënyra e duhur”, - është shprehur Hidi për azerisport.com.

E Enjte, 20 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›