E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela: Silagava bëri gabime të pafalshme

Ervin Skela është i kënaqur për golin e tij, por thekson se gjyqtari e prishi ndeshjen.

Këtë ai e ka bërë të ditur për faqen azerbajxhanase “azerisport.com”, se përfaqësuesja jonë i kishte të gjitha mundësitë për ta fituar ndeshjen miqësore.

“Goli im ishte shumë i mirë. Arrita të lirohesha nga mbrojtësit dhe të gjeja një të çarë. Azerbajxhani ishte një kundërshtar i fortë, por shumë vendime të arbitrit ishin të gabuara”.

Goli i shënuar kundër Azerbajxhanit (1-1) ishte i dhjeti për Ervin Skelën, që tani ndodhet në të njëjtën kuotë me Igli Taren e Sokol Kushtën. Mbreti është ende Alban Bushi me 14 gola, i ndjekur nga një tjetër emër i famshëm, Altin Rraklli (11 gola).

Skela la pas Erjon Bogdanin (9 gola), ndërkohë që Edmond Kapllani (nuk u thirr për ndeshjen kundër Azerbajxhanit) ndodhet në kuotën e 6 golave.

Takimi i ardhshëm ndërkombëtar i Shqipërisë është ai kundër Maltës, më 11 shkurt 2008, e më pas vijnë ndeshjet kundër Hungarisë e Danimarkës.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›