Fushat sportive në Durrës me hapësira moderne

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Investimet në infrastrukturën sportive kanë krijuar më tepër hapësira rekreative për komunitetin në Durrës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga fushat sportive në Durrës me hapësira moderne, të sigurta e të aksesueshme për fëmijët, të rinjtë dhe të gjithë qytetarë.
Fushat e reja sportive sipas standardeve më të mira po vihen në shërbim të profesionistëve dhe ekipeve të fëmijëve e moshave të reja.
Investimi në terrenet e reja sportive ofrojn kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, duke nxitur një mënyrë jetese më aktive dhe të shëndetshme.
Krijimi i hapësirave të tilla nxit dhe stimulon të rinjtë drejt një jete aktive dhe të shëndetshme.
/m.m/j.p/r.e/