E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 90 mijë individë u lidhën me internetin publik falas në 61 bashki

TIRANË, 26 gusht /ATSH/ Mbi 90 500 individë janë lidhur deri tani me internetin publik falas në 61 bashki të vendit, përmes nismës WiFi4WB, bëri të ditur ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Nisma WiFi4WB është pjesë e programit EU4Digital, bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe qeveria gjermane dhe zbatohet nga GIZ.

Sipas ministrit Demo, ofrimi i internetit publik falas synon të rrisë aksesin në lidhjen digjitale për qytetarët dhe vizitorët, duke u mundësuar atyre përdorimin e informacionit, shërbimeve digjitale, komunikimit dhe burimeve për të mësuar.

Shtrirja e shërbimit në 61 bashki synon të forcojë infrastrukturën e lidhjes digjitale dhe të krijojë më shumë mundësi për komunitetet lokale.

Nisma WiFi4WB është pjesë e përpjekjeve për rritjen e aksesit publik në internet dhe përfshirjen digjitale në nivel vendor.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›