E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- Starova: Alternativa e BLD, do votohet gjerësisht

Në një takim të zhvilluar në njësinë bashkiake numër 6 dhe 7 në kryeqytet në vijim të turit elektoral, kreu i BLD-së Starova, u shpreh se është i bindur në fitoren e kësaj force , pasi alternativa e partisë që ai drejton do të votohet gjerësisht. 

TIRANE- Kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat Arjan Starova, në takimet me anëtarë e simpatizantë të kësaj partie në njësitë bashkiake numër 6 dhe 7 të kryeqytetit shprehu bindjen se alternativa e Liberal Demokratëve do të votohet gjërësisht në këto zgjedhje. “Ky është një piedestal i mirë, që ne na bën të premtojmë dhe të besojmë se do të arrijmë atë synim të mirë në këto zgjedhje. Ne jemi organizuar dhe kemi paraqitur kandidaturat tona në 12 qarqe”- u shpreh Arjan Starova në gjalën e tij drejtuar banorëve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›