E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bllokon ngritjen e skelës së PS

Një incident është shënuar pasditen e sotme mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe forcave të rendit. Incidenti është shënuar pasi policia nuk ka lejuar të ndërtohet skela e mitingut përmbyllës të fushatës së Partisë Socialiste e cila do të zhvillohet ditën e nesërme. Kandidati për deputet i PS për qarkun e Tiranës Artan Lame është shprehur për "Ora News" se policia nuk ka lejuar të ngrihet skela e mitingut të PS-së përpara kryeministrisë. Ai theksoi gjithashtu se policia ka kërcënuar punonjësit duke i kërcënuar se do të shoqërohen në komisariat nëse nuk zbatojnë urdhërin. Lame gjithashtu shtoi se mes deputetëve të PS dhe forcave të rendit nuk kanë pasur konfrontime. Ndërkaq në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ku është planifikuar mitingu i Partisë Socialsite kanë mbërritur shumë përfaqësues të selisë rozë. Ndërkohë ka reaguar edhe policia e Tiranës ku në një konferencë për shty është shprehur se duhet të ndalohej skela e PD dhe skela duhet të ndërtohej nesër në orën 14:00.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›