PR mbyll fushatën, Mediu: PR e PD bashkë në qeverisje
Nga pallati i sportit Asllan Rusi, republikanët kanë mbyllur fushatën elektorale. Mediu hodhi poshtë akuzat në drejtim të forcës që përfaqëson, të ardhura nga numri dy i PD-së dhe tha se do të qeverisë edhe në mandatin e dytë përkrah demokratëve.
TIRANE- Vetëm tre ditë përpara se shqiptarët tu drejtohen kutive të votimit, Partia Republikane e Fatmir Mediut ka mbyllur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Nga pallati i sportit Asllan Rusi, republikani Mediu hodhi poshtë akuzat në drejtim të forcës që përfaqëson, të ardhura këto nga numri dy i Partisë Demokratike dhe tha se do të qeverisë edhe në mandatin e dytë përkrah demokratëve, për të ardhmen europiane, sic e quajti ai.
“Ne do të vazhdojmë në mbështesim kryeministrin Berisha sepse ndajmë të njëjtat përgjegjësi, të njëjtat detyra, të njëjtat angazhime, të njëjtën dashuri për Shqipërinë, për ta bërë atë europiane. Pra republikanë dhe demokratë do të jemi sëbashku në kuvendin e Shqipërisë. Do të jemi sëbashku në qeverisjen e cila do të jetë qeverisja e vazhdimit të ndryshimit të Shqipërisë, qeverisja e kombit shqiptar, e familjes dhe e pronës” theksoi Mediu gjatë fjalës së tij. (e.n/News24/Balkanweb)