E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata Berisha Te shmanget cdo akt dhune

Kryeministri Sali Berisha sot në mbledhjen e qeverisë ka bërë thirrje të gjithë aktorëve të jetës në vend, duke nisur nga krerët e partive, simpatizantëve dhe gjithë qytetarëve të kontribuojnë për të zhvilluar zgjedhje me standarde dhe moral qytetar. Ai kërkoi nga gjithë kabineti dhe administrata që të mos përdoren paratë e administratës për fushatë zgjedhore. Ajo që ai nënvizoi ishte shmangia e dhunës dhe akteve të rënda në këtë fushatë.

“Ne të jemi të angazhuar në një fushatë të bazuar në vlera, virtyte dhe moral qytetar. Aleanca për qytetarin, bazohet në vlerat njerëzore. Duhet t’i përmbahemi frymës së moralit të fushatës. I bëj thirrje opozitës të vlerësojë kundërshtarin dhe alternativën. Këto zgjedhje kanë shumë rëndësi sepse do të zgjidhen krerët vendorë”, tha kryeministri.

Shefi i qeverisë tha se Shqipëria ka hyrë në nj fazë të rëndësishme të integrimit të saj në Bashkimin Europian. Duke nënvizuar se këto zgjedhje kanë rëndësi për procesin e integrimit të vendit Kryeministri tha se duhet të punojnë që të zgjidhen kandidat të mitë të mirë dhe programet më të mira.  “Ky proces zgjedhor duhet të bëhet sipas standardeve evropiane. Ky proces kërkon zbatimin me rigorozitet të ligjit zgjedhor. Është bërë një hap i madh me këto zgjedhje me ligjin e financimit të partive. Opozita ka një rast për dëshmuar qytetarinë e tyre.”, tha Kryeministri Berisha.

Duke vijuar me fushatën elektorale ai kërkoi që asnjë qindarke e administratës të mos përdoret për fushatë. Me tej ai ironizoi akuzat e Ramës, për fluturimet e kryeministrit me helikopter për të bërë fushatë. “Zotit Rama, duke parë intensitetin e takime të mia, i duket se po fluturoj me helikopter, por harron ai se ne kemi ndërtuar rrugë dhe tani janë shkurtuar distancat. Kemi asfaltuar 7500 km rruge dhe rrugën e Çermenikës qe e bëja për dy orë e bëra për çerek ore, se rruga ishte asfaltuar ”, theksoi kryeministri. Më tej ai përgëzoi forcat e rendit në punën që kanë bërë në trajtimin profesional të rasteve dhe incidenteve.

Kryefjala e mbledhjes së sotme të qeverisë ishte shmangia e dhunës. “U bëj thirrje, simpatizantëve, kryetarëve të partive, për të shmangur çdo akt të dhunës dhe të paraqesin vlerat qytetare. I garantoj se kjo është rrugua më e sigurtë për të konsoliduar demokracinë në Shqipëri. Ajo që kërkon çdo qytetar, të kemi zgjedhje me standarde evropiane. Sepse me zgjedhje sipas standardeve fiton gjithë Shqipëria.

“Zoti Rama ka vendosur të më shpallë mua kryetar bashkie në 9 qytete të Shqipërisë, por kjo është zgjedhja e tij. Unë kërkoj të bëj zgjedhje sipas standardeve, kjo është rëndësishme. Të gjithë duhet të kontribuojmë për zgjedhje sa më të mira”, tha kryeministri.
Në fjalën e tij kryeministri theksoi se fushata elektorale nuk duhet ta ngadalësojë punën e qeverisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›