E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tram Tirana Rama prezanton projektin per Tramvajin e kryeqytetit

Kandidati për herë të katërt për bashkinë e Tiranës, Edi Rama, prezantoi projektin për Tramvajin e kryeqytetit.

I pagëzuar me emrin “Tram Tirana”, tramvaji do të shtrihet në 6 linja kryesore: Universiteti Politeknik-Kombinat; Universiteti Politeknik- Kampusi i ri universitar i Tufinës; Universiteti Politeknik- Universiteti Bujqësor i Kamzës; Universiteti Politeknik- Parku i ri i Paskuqanit dhe Tiranë - Aeroporti i Rinasit.

Në fjalën e tij, kryesocialisti vuri në dukje diferencat në mentalitet mes tij dhe qeverisjes së kryeministrit Berisha, duke përmendur faktin se bashkia e Tiranës ka punuar deri tani me një koncept të mirëorganizuar urbanistik.

Kreu i bashkisë tha se plani i zhvillimit të qeverisë nuk ka të bëjë aspak me atë që duhet të bëjë një qeveri.
Ai tha se qeveria qendrore sillet si komunë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›