Fushata, Berisha në Mallakastër: Do mbjellim 20 mln ullinj
Nga Ballshi Berisha u bëri thirrje simpatizantëve të PS të japin votën për PD, pasi kjo forcë sipas tij paraqet alternativën më të mirë. Berisha iu rikthye ullinjve duke premtuar mbjelljen e 20 mln rrënjë ullinj dhe subvencionimin e cdo fermer për cdo rrënjë ullinj.
MALLAKASTËR/ BALLSH- Turi elektoral i kryeministrit Berisha ka vijuar në Cakran të Fierit dhe në Mallakastër, ku ka përuruar fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Cakran- Fier. Nga qyteti i Ballshit, Berisha ftoi edhe socialistët të votojnë alternativën që paraqet forca e tij dhe qeveria që ai drejton. “Bashkohuni me ne, sepse me ne nuk ka të humbur”, ka qenë kjo thirrja e kryeministrit drejtuar banorëve të Mallakastrës.
“Mbarë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht nga bindjet e tyre të bashkohen me ne. Socialistëve të Mallakastrës dhe të mbarë Shqipërisë me zemër të hapur ju them, se ju jeni dhjetra herë më afër tek Sali Berisha, sesa me Edi Ramën, për të cilin ju jeni thjeshtë numra pa vlerë, sepse Edi Rama nuk guxon të dali në kryen tuaj, tju prijë, tju udhëheq dhe kjo vetëm e vetëm për shkak të frikës dhe tmerrit që ka nga rezultati i zgjedhjeve, nga veprimi i Tiranës për ti dhënë ndëshkimin shembullor. Socialistë dhe socialiste të Mallakastrës dhe mbarë Shqipërisë, hapni sytë, Edi Rama ju zëvendësoi ju me 99-sha”- theksoi kryeministri Berisha në fjalën e tij.
Këtu kryeministri përuroi fillimin e rrugës Cakran- Fier me vlerë 300 milion lekë dhe i është kthyer premtimit të ullinjve, ku sipas Berishës qëllimi është që në të gjithë vendin të mbillen rreth 20 milion rrënjë ullinj. Berisha u tha mbështetësve të tij se ka shumë arsye për të votuar maxhorancën aktuale, e vetmia sipas Berishës që garanton të ardhme të sigurt tek shqiptarët. Për Mallakastrën Berisha premtoi rrjet infrastrukturorë më të mira në Shqipëri, rindërtim të të gjithë shkollave, ujë 24 orë për cdo familje, rritje pensionesh dhe punësim të mbi 160 mijë shqiptarëve për një mandat të dytë.
Edhe në një takim me qytetarët e Ballshit, Berisha kërkoi votën të bazuar sipas tij në premtime që qeverisja e tij i ofron. Berisha siguroi se mandati i dytë për Ballshin do të jetë mandati i “Ujit të pijshëm”. “Mandati i dytë i imi, do të jetë mandati i “Ujit të pijshëm”, do të garantoj ujë për cdo familje shqiptare 24 orë. Unë jam sot këtu për tku premtuar fermerëve të Mallakastrës se do do të subvencionojmë cdo rrënjë ulliri. Në projektin e qeverisë sime për 20 milion rrënjë ulli. Unë të parën llogaris Mallakastrën”- tha kryeministri Berisha. (a.r/news24/balkanweb)