Minutazhi në TV, KQZ rrezon kërkesën e 3 partive
Në mbledhjen e sotme Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka rrëxuar kërkesën e tre partive, PS, PD dhe LSI lidhur me me balancimin e minutazhit kohor në televizionet dhe radiot publike dhe private. Ndërkohë të mërkurën BMM-ja do të paraqes raportin e tretë.
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me balancimin e minutazhit kohor në televizionet dhe radiot publike dhe private. Pas shumë debatesh dhe ndërprejesh të mbledhjes, anëtarët e KQZ-së vendosën të mos marrin prasysh kërkesat e PS, PD dhe LSI, kërksa këto të cilat lidheshin me balancimin e minutazhit gjatë fushatës elektorale. Edhe për këtë cështje Bordi i Monitormit të Medias ishte i ndarë në dy qëndrime duke dhënë dy tabela të ndryshme përsa i përket minutazhit. Për bordin vijon të mbetet ngërc ndarja e fushatës elektorale të PD-së nga aktiviteti i kryeministrit dhe i qeverisë, ngerc i cili po mbërthen edhe disa nga anetarët e KQZ-së. Katër nga 7 anëtarët e bordit vijojnë të mos e përfshijnë aktivitetet e Berishës në inagurime dhe daljet e funksionarëve të Ministrisë së Brendshme për kartat e identitetit në kohën e Partisë Demokratike, ndonëse për tre anëtarët e tjerë, Luarasi, Jupe dhe Meka, këto aktivitete i kanë të gjitha elementët e një fushate të mirëfilltë. Ditën e mërkurë, KQZ-ja pritet të shqyrtojë raportin e tretë të Bordit të Monitorimit të Medias ndonëse për dy të parët KQZ ende nuk ka marrë një vendim. (a.r/news24/balkanweb)