Gripi i derrave, frika ne shtator

Specialiste te Institutit te Shendetit Publik thone se temperaturat e larta nuk e favorizojne perhapjen e virusit, por mundesia me e madhe e prekjes se Shqiperise nga H1N1 eshte ne vjeshte, ne sezonin e gripit.
Specialiste te Shendetit Publik kerkojne forcimin e sistemit te komunikimit te qytetareve me qendrat shendetsore.
“Pavaresisht kurimit ne shtepi, pacientet duhet te qendrojne ne kontakt me mjekun e familjes. Per kete duhet edhe nje permiresim i sistemit te komunikimit”, tha shefja e Departamentit te Semundjeve Infektive, Silva Bino.
Shenjat e gripit te derrit jane pothuajse te njejta me nje grip te zakonshem dhe personat me te riskuar jane ata qe mbartin nje semundje .
Bino sqaron se ky virus ne te gjithe Europen nuk eshte shfaqur agresiv si ne vende te tjera ku jane shenuar edhe raste vdekjesh.