Fushata, Berisha shtyn zgjedhjet në PD
Zëdhënësi i grupit parlamentar, Aldo Bumçi konfirmon ndryshimin e axhendës partiake. Aldo Bumci: ”Zgjedhjet e PD-së në qendër mund të shtyhen për pas zgjedhjeve të përgjithshme".
TIRANE- Berisha shtyn zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike. Vendimi për shtyrjen ende nuk është bërë i njohur për bazën e PD-së, por theksohet se kjo shtyrje bëhet vetëm për të lehtësuar punën e strukturave dhe të kandidatëve të PD-së. “Zgjedhjet e PD-së në qendër mund të shtyhen për pas zgjedhjeve të përgjithshme. Kjo shtyrje bëhet për vetë faktin se nëse do të ketë zgjedhje të brendshme dhe të përgjithshme, kandidatët do të shpërqendrohen, prandaj është e mundshme që këto zgjedhje të shtyhen pas qershorit”, – tha dje Bumçi. Por, edhe zgjedhjet në Tiranë nuk do të mund të mbarojnë para marsit të këtij viti. Deri më tani është përfunduar 90 për qind e zgjedhjeve në seksione. Pas përfundimit të tyre do të ketë mbledhje kryesie të PD-së së Tiranës, e cila përveç shqyrtimit të kandidaturave, do të thërrasë dhe mbledhjen e Kuvendit të PD-së së kryeqytetit, ku do të zgjidhet dhe kryetari i ardhshëm i saj.
Berisha kishte premtuar që brenda tre muajve të parë të 2009 do të kenë përfunduar zgjedhjet e brendshme në PD. Pas përfundimit të zgjedhjeve në të gjitha degët e kësaj partie, ishte parashikuar që të mbahej Kuvendi i radhës i PD-së dhe të zgjidheshin të gjitha strukturat drejtuese, që nga kryetari, nënkryetari si dhe sekretarët politikë. Sipas Bumçit, kjo shtyrje nuk përbën asnjë problem për demokratët, pasi strukturat e partisë janë aktive dhe do të jenë të tilla edhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme në qershor. Një shtyrje e tillë e zgjedhjeve, kryesisht për nivelet e larta të partisë, u bë e njohur pak javë më pare, ku funksionarë të PD-së theksuan se Berisha kërkon t’i shtyjë këto zgjedhje pikërisht për ruajtjen e disa balancave të brendshme. Zgjedhjet e brendshme në PD, pak para zgjedhjeve, do të bënin që klane apo grupe të ndryshme të kësaj partie të përplaseshin ashpër me njëri-tjetrin dhe kjo të sillte kosto politike për këtë parti. Përplasja e fundit në këtë parti, si ajo mes deputetit Biberaj dhe një grupi tjetër pranë Berishës, ndikoi për keq në imazhin e PD-së. Ky imazh ndryshoi edhe te komuniteti ndërkombëtar, i cili kuptoi se konfliktet e brendshme mes individëve në PD mund të shkojnë deri në institucione të tilla si Asambleja Parlamentare e KE-së. Topalli, me një vendim surprizë, për të cilin ajo shpjegoi se në bazë të kompetencave është këshilluar vetëm me “kryetarin e grupit parlamentar”, dhe jo me Berishën, ndryshoi pak muaj para përfundimit të sesionit Parlamentar të Asamblesë përfaqësimin e Shqipërisë. Kjo u pa me shqetësim nga ndërkombëtarët. Pikërisht këto përplasje, të cilat nuk njohin asnjë limit, kërkon t’i shmangë Kryeministri para zgjedhjeve të qershorit. Por, shembulli i 2005, kur Berisha i bëri zgjedhjet e brendshme vetëm në tri ditë, lë të kuptohet se Kryeministri mund ta rishqyrtojë edhe këtë variant, edhe pse statuti kërkon që zgjedhjet të bëhen një anëtar një votë.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)