Gjyqi i anti-Bollanove, sot protesta e G99-tës
Të rinjtë e G99, së bashku edhe me banorë të zonës, do të protestojnë në orën 9.00 paradite, përballë zyrave të komunës Kutalli të Beratit, në mbështetje të dy të rinjve mallakastriotë.
TIRANE- Aktivistë të G99, të drejtuar nga Erion Veliaj, pritet të protestojnë paraditen e sotme në komunën Kutalli të Beratit, në mbështetje të dy të rinjve mallakastriotë, Orgen Hasanbega dhe Luan Halili. Të rinjtë e G99, së bashku edhe me banorë të zonës, do të protestojnë në orën 9.00 paradite, përballë zyrave të komunës. Dy të rinjtë, ashtu siç edhe është shkruar në media, akuzohen, sipas G99, në mënyrë absurde nga Prokuroria e Tepelenës për organizimin e një proteste civile në fshatin Toç të këtij rrethi, kundër veprimeve antishqiptare të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, dhe prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga G99, “Ksera ka deklaruar se na qenkërka prefekt, jo i Qarkut Gjirokastër, por i Vorio-Epirit!” “Ashtu siç mund ta kuptoni qartësisht, në këtë vend po gjykohet patriotizmi, dhe jo akte të mirëfillta kriminale të kryera nga vetë pushtetarët. Ne ende nuk kemi, për shembull, një gjyq për kriminelët e Gërdecit, që vranë 26 vetë të pafajshëm, ndërkohë që trajtojmë si kriminelë ordinerë dy të rinj që mbajtën flamurin shqiptar”, - thuhet në njoftimin për shtyp të G99. sipas lëvizjes, që tashmë ka përgatitur dokumentet për t’u regjistruar si parti politike, “Shqipëria duhet ta kalojë inferioritetin ndaj kujtdo kombësie tjetër dhe duhet të tregojë dinjitet kombëtar në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të saj”. “G99 ka qenë që në fillim një mbështetje për të rinjtë Hasanbega dhe Halili, që ushtruan të drejtën e protestës për një kauzë thellësisht patriotike”, - thuhet në njoftim.
(s.g/BalkanWeb)