E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret Sejdiun: Pavarësia ka sjellë paqe e stabilitet

Kreu i qeverisë Berisha priti sot presidentin Fatmir Sejdiu. Gjatë këtij takimi kryeministri Berisha vlerësoi si pozitive ecurinë e Kosovës dhe theksoi se pavarësia ka luajtur një rol të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin. 

TIRANE- Kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha në një takim me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu e ka vlerësuar si pozitive ecurinë e Kosovës, ndërsa ka theksuar se pavarësia ka luajtur një rol të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin.
Kryeministri Berisha dhe presidenti Sejdiu shkëmbyen mendime lidhur me thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në fushën ekonomike.

Në këtë drejtim, Kryeministri Berisha dhe Presidenti Sejdiu e cilësuan rrugën Durrës-Kukës si një urë lidhëse që do të nxisë lëvizjen dhe shkëmbimet ndërmjet dy vendeve por edhe më gjerë. Ndërkohë presidenti Sejdiu i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimet për zhvillimet në vend, ndërsa ka përshëndetur edhe anëtarësimin e vendit tonë në NATO. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›