Tiranë, inaugurohet qendra ditore për fëmijët e rrugës
Inaugurohet qendra ditore për fëmijët e rrugës, e mundësuar nga Bashkia e Tiranës dhe organizata “Save the Children”. Në këtë qendër, fëmijët e rrugës mund të rrinë me bashkëmoshatarët e tyre dhe të organizohen në aktivitete.
TIRANE- Bashkia e Tiranës dhe organizata “Save the Children” inauguron qendrën ditore për fëmijët e rrugës. Në këtë qendër këta fëmijë mund të rrinë me bashkëmoshatarët e tyre dhe të angazhohen me aktivitete kulturore dhe sportive.
“Sot në ditën ndërkombëtare të Luftës Kundër Shfrytëzimit të Fëmijëve ne si Bashki dhe organizatën “Save the Children”, bën të mundur ndërtimin e kësaj qendre ditore për fëmijët. Në të ardhmen kjo do të shërbejë si magnet për të tërhequr edhe ata fëmijë të cilët padrejtësisht qëndrojnë dhe shpenzojnë kohë”- theksoi nënkryetari i Bashkisë Eduart Shalsi.
Pas Tiranës qendra të ngjashme për fëmijët e rrugës do të ngrihen edhe në qytetet të ndryshme të vendit. (a.r/news24/balkanweb)