Zhvillohet testi në matematikë, Vejsiu: Sipas rregullave
Është zhvilluar sot në të gjitha shkollat 9 vjecare testi i matematikës. Pas skandalit të publikuar një ditë më parë se testi mund të jetë shitur Agjencia e Vlerësimit dhe Arritjeve të nxënësve vendosi hartimin nga e para të testit.
TIRANE- Rreth 52 mijë nxënës të shkollave 9-vjecare në të gjithë vendin i janë nënshtruar sot testit në lëndën e matematikës. Pas skandalit të publikuar një ditë më parë se testi mund të jetë shitur, Drejtori i Arsimit Parauniversitarë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës Fatmir Vejsiu, ka bërë me dije se pas hartimit të testit të ri zhvillimi i tij është kryer brenda të gjitha rregullave dhe ka shkuar sipas parashikimeve.
“52 mijë nxënës patën të njëjtin test, i cili përmbante 25 pyetje, 13 prej të cilave ishin me alternativa dhe 12 me zhvillim. Është provimi i dytë i lirimit dhe jemi të sigurtë se testi i sotëm ka qenë sipas të gjitha kritereve të parashikuara nga rregullorja e provimeve të lirimit”- theksoi Drejtori i Arsimit Parauniversitar Fatmir Vejsiu.
Ndërsa e cilësoi pa pasoja nxjerrjen e testit një ditë më parë, Vejsiu theksoi se do të merren të gjitha masat që të gjenden përgjegjësit që e kryen një gjë të tillë. “Do të merren të gjitha masat për të hetuar këtë gjë. Në fakt nuk ka asnjë kosto, asnjë rëndësi, por fakti që nga testi rrodhën disa pyetje, ne do ta ndjekim penalisht” – u shpreh Vejsiu.
Ditën e hënë do të nisë edhe korrigjimi i testit të matematikës, ndërsa pritet që sipas rregullores rezultati të jepet brenda dy javësh.
(a.r/news24/balkanweb)