E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Gjinushi: PSD, reforma për bujqësinë

Kreu i PSD-së Skënder Gjinushi ka vijuar turin e tij elektoral me takime të zhvilluara në komunën e Pojanit dhe në Korcë. Gjinushi u ka kërkuar qytetarëve që me votën e tyre të bëjnë të mundur largimin e kësaj qeverie në pushtet. 

KORCË- Kreu i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi ka vijuar turin e tij elektoral me takime në komunën e Pojanit dhe në qytetin e Korcës. Gjinushi ka theksuar se reformën në bujqësia Partia Social Demokrate e kupton duke përfshirë edhe rininë në fshat, e cila duhet të përgatitet si kontingjent i domosdoshëm për qytetet e ardhme. “PSD-ja është e përgatitur për këto zgjedhje sepse vlerëson se më 28 qershor duhet të bëhet ndryshim i madh, duhet që Shqipërisë ti jepet alternativa më e mirë, duhet që të largohet qeverisja e mbrapsh”-theksoi Gjinushi në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›