E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata, KQZ ndan fondin 200 milionë lekë

TIRANË- Komisioni Qendore i Zgjedhjeve vendos ndarjen e fondit për financimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit, ndërmjet partive politike, garuese në këto zgjedhje. Sipas relacionit të paraqitur,  ne mbledhjen e sotme te KQZ-se, ligji Per buxhetin e vitit 2011, ka parashikuar fondin prej 200 milione lekesh si mbeshtetje financiare per partite politike per vitin 2011.

Në bazë të ligjit Per partite politike, i ndryshuar, që percakton rregullat sipas se cilave behet shperndarja e fondeve vjetore per partite politike, saktësohet se Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar në bazë të sistemit zgjedhor të parashikuar në Kodin Zgjedhor, që përkon me 70% të fondit.

Ndërkohë, 20% e tij ndahet në mënyrë të barabart ndërmjet partive parlamentare dhe pjesa e mbetur, pra 10% sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi.

Pjesa që mbetet pa u shpërndarë nga 10-përqindëshi i shtohet fondit prej 70 për qind dhe u ndahet partive parlamentare- saktësohet në relacion.

Ndarja

Partite politike qe kane fituar vende ne parlament ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe qe perfitojne mbeshtetje financiare nga buxheti i shtetit ne zbatim te nenit 19, pika 2, germa a dhe b, te ligjit nr.10374, date 10.02.2011, Per partite politike, i ndryshuar, jane:

1.         Partia Demokratike                                     68 vende

2.         Partia Socialiste e Shqiperise                 65 vende

3.         Levizja Socialiste per Integrim               4 vende

4.         Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut 1 vend

5.         Partia Republikane                                            1 vend

6.         Partia per Drejtesi dhe Integrim             1 vend

Perqindja

Partite politike qe kane kane marre pjese ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kane fituar mbi 1 per qind te votave ne shkalle vendi, dhe qe perfitojne mbeshtetje financiare nga buxheti i shtetit ne zbatim te nenit 19, pika 2, germa c, te ligjit nr.10374, date 10.02.2011, Per partite politike, i ndryshuar, jane:

1.         Partia Socialiste e Shqiperise                 40.85%

2.         Partia Demokratike                                      40.18%

3.         Levizja Socialiste per Integrim               4.85%

4.         Partia Republikane e Shqiperise              2.11%

5.         Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut 1.19%

6.         Partia Socilademokrate                         1.76%

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›