Meta Incidentet nga deshperimi i socialisteve
Levizja Socialiste per Integrim do te mbeshtese Lulzim Bashen ne Tirane per zgjedhjet lokale te 8 majit. Kreu i kesaj partie Ilir Meta ka bere te ditur dje konsolidimin e marredhenieve me PD-ne te cilat gjejne tek emri i Bashes nje pike konvergimi ne investimin politik qe synon asgjesimin politik te Edi Rames. Tashme zoti Basha eshte kandidat i te gjithe koalicionit Aleanca per qytetarin pavaresisht nga formalitetet dhe ne kete drejtim une dua te shpreh vleresimin me pozitiv per kete kandidat i cili rrezaton shume me gjere se sa thjesht forca politike qe e ka propozuar. Lidhur me marreveshjen ajo pothuajse eshte e perfunduar - tha Meta. Duke vijuar te komentoje situaten zgjedhore ne vend kreu i LSI-se ka dhene nje gjykim edhe per incidentet e fundit te ndodhura ne Tirane per listat e zgjedhesve te cilat ai i ka vleresuar si pjese e strategjise se PS-se qe po ndjen humbjen e zgjedhjeve. Kemi te bejme me nje fushate incidentesh ne kuader te nje deshperimi qe mblidhet per sa i takon rezultatit te zgjedhjeve te 8 majit - tha ai.