E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita regjistrohet pa Dulen si koalicion zyrtar

Aleatet

Pas shumices edhe opozita ka depozituar dje kerkesen e saj per tu regjistruar si koalicion ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Por ne menyre te papritur ky proces eshte shoqeruar me nje incident politik qe e konverton Opoziten e Bashkuar ne Aleancen per te Ardhmen pa pjesemarrjen e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Sikurse behet e ditur nga KQZ 24 parti me ne krye Partine Socialiste kane hedhur nje hap konkret ne konstituimin e aleances se re rivale te Aleances per Qytetarin por me nje humbje jo pak domethenese. Keshtu ne koalicionin e ri figurojne partneret tradicionale si PSD dhe PDS te shoqeruar nga demokristianet dhe Partia Ligj dhe Drejtesi e Spartak Ngjeles. Per me teper qe ne kete reshtim eshte perfshire edhe PSV91 dhe G99. Pas ketij formacioni te konsoliduar politik Aleanca per te Ardhmen si bashkim elektoral pasohet nga nje sere partish te vogla dhe me identitet publik minor qe i ngjajne me shume nje konfederate te partive politike qe perpos zgjedhjeve veshtire se kane nje aktivitet te qenesishem. Dalja e Vangjel Dules nga koalicioni me PS vjen pasi kjo e fundit ka bere te njohur se nuk do te mbeshtese Vasil Bollanon ne Himare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›