E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS proteste para policise

Arrestimi

Pas arrestimit te kandidatit per kryetar te minibashkise nr. 6 Krenar Cenollari mbi 200 simpatizante socialiste jane mbledhur perpara Komisariatit nr.6 duke kerkuar lirimin e tij. Cenollari u kap nga policia pas padise se ngritur nga njesia bashkiake nr.6 pas incidentit te ndodhur paraditen e sotme ku kandidati i PS-se se bashku me deputetin Tahiri kane kerkuar nga kjo minibashki listat paraprake te zgjedhesve pas dates 8 mars te cilat nuk u jane vene ne dispozicion. Pas kesaj personat e siperpermendur kane mbyllur me kyc deren e minibashkise ne shenje proteste duke lene brenda edhe kryetaren. Deputeti Tahiri u shpreh menjehere pas takimit me shefin e ketij komisariati se kjo nuk eshte policia e shtetit por policia e Lulit dhe e Berishes. Nder te tjera deputeti socialist tha se po terrorizohen strukturat e PS-se edhe ne Kombinat pas perpjekjes per te bere transparente listat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›