Fushata, LSI kontrate me kompaninë amerikano-Izraelite
LSI nënshkroi dje bashkëpunimin me kompaninë amerikane, “Greenberg Quinlan Rosner” për fushatën elektorale. Feierstein: Ngjashmëri mes LSI-së dhe kandidatëve tanë demokratë në SHBA.
TIRANE- LSI nënshkroi dje bashkëpunimin me kompaninë amerikane, “Greenberg Quinlan Rosner” për fushatën elektorale. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe zv/presidenti i “Greenberg”, Feierstein firmosën dje kontratën në prani të medias. Përfaqësuesi i firmës amerikane vlerësoi lart punën e Ilir Metës si ish-kryeministër, ndërsa e krahasoi me Barack Obamën për mënyrën se si po punon me partinë. “Problemi është jo vetëm që të zgjerojmë partinë tonë, por në një mënyrë që të jetë e pranueshme nga të gjithë shqiptarët. Pra, ky është parimi kryesor që zoti Barack Obama i është përkushtuar Partisë Demokratike dhe ne shohim një ngjashmëri dhe kapacitet të njëjtë të zotit Meta për partinë e tij”, - u shpreh Feierstein. Ai tha se “nëse kthehemi pas dhe shikojmë historinë e Shqipërisë dhe zhvillimin ekonomik, do të shikonim që të gjitha investimet dhe zhvillimi janë bërë gjatë periudhës së qeverisjes së zotit Meta”. Ndërsa nga ana e tij, Meta tha se “ne jemi të bindur në suksesin e LSI-së në këto zgjedhje”. “Vendi duhet të dalë menjëherë nga ky rrezik i madh në të cilin ndodhet sot dhe për këtë jo vetëm duhet një lidership i provuar me vështirësi të tilla, por njëkohësisht është e domosdoshme dhe një eksperiencë shumë e suksesshme ndërkombëtare”, - tha Meta. I pyetur se përse vendosi të punonte me LSI-në, zv/presidenti i kompanisë amerikane “Greenberg Quinlan Rosner”, z.Mark Feierstein tha se “kompania jonë punon me kandidatë progresistë dhe nëse shohim traditën e LSI-së, do të gjejmë plot ngjashmëri mes tyre dhe kandidatëve tanë demokratë në SHBA dhe në parimet e kësaj partie”.
(s.g/BalkanWeb)