Tiranë, merr flakë makina, plagoset shoferi
Një person është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e përfshirjes nga flakët të mjetit që ai drejtonte. I plagosuri është dërguar drejt Spitali Ushtarak dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë- Durrës. Viktima është Ismail Haxhiaj.
TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë- Durrës, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përfshirjes nga flakët të mjetit me të cilin udhëtonte. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash dhe i plagosuri është 55 vjeçari Ismail Haxhija. Policia ka mbërritur menjëherë ne vendin e ngjarjes dhe ka dërguar drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës 55 vjeçarin Haxhija, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë mësohet se gjendja shëndetësore e Ismail Haxhiaj, është jashtë rrezikut për jetën
Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak i këtij aksidenti ka qenë një defekt që ka pësuar automjeti tip Benz 250 me targa TR 1551 L, i cili drejtohej nga 55 vjeçari Haxhiaj. (a.r/news24/balkanweb)