E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Milo: PDS, politika agrare për fshatin

PDS-ja ka vijuar turin elektoral në Bulgarec të Korcës. Nga Bulgareci kreu i kësaj force Milo e vuri theksin tek programi i partisë që ai drejton, duke thënë se PDS ka politika agrare për prodhimet e tyre bujqësore, për t’mos i kalbur ato në hambarë. 

KORCE- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral zhvilloi takime me anëtarë dhe simpatizantë në Bulgarec të Korcës. Gjatë fjalës së tij Milo u ndal në politikat agrare që partia e tij ka në program. “Ne do tju krijojmë juve mundësi konkrete që prodhimet tuaja bujqësore të mos kalben në hambaret tuaja, por të jenë një nga mallrat më konkurruese jo vetëm në tregun shqiptarë, por edhe rajonal”- tha Milo. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›