Ruli, çekëve: Mos rritni çmimin e energjisë më 2009
Keshtu u shpreh gjatë një takimi, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, me një delegacion të kompanisë që privatizoi ndërmarrjen e shpërndarjes së energjisë elektrike 'CEZ'.
TIRANE-Gjatë vitit 2009 nuk do të ketë rritje çmimi të energjisë elektrike, ndërsa në vitet në vijim balancimi do të mundësohet nëpërmjet energjisë së lirë që vjen nga HEC-et, që vazhdo-jnë të jenë pronë publike si dhe reduktimit të humbjeve dhe rritjes së arkëtimeve, që do të mundësojë blerësi i OSSH-së". Ka deklaruar kështu dje, gjatë një takimi, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, me një delegacion të kompanisë që privatizoi ndërmarrjen e shpërndarjes së energjisë elektrike 'CEZ', kryesuar nga Martin Roman, drejtor i përgjithshëm i kësaj kompanie. "Në kontratën e shitjes janë parashikuar detyrimi i kompanisë për të pakësuar 17% humbjet në periudhë 5-vjeçare, për të rritur arkëtimet 1% çdo vit, që kërkojnë investimin e së paku 200 milionë eurove në sistemin e shpërndarjes", - theksoi Ruli.
(d.b/BalkanWeb)