E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Xhuveli: PAA, për një mjedis të pastër

Ambientaliste Lufter Xhuveli e ka vijuar turin e tij elektoral në qytetin e Sarandës. Nga ky qytet Xhuveli ka kërkuar votën për partinë që ai drejton, pasi sipas tij duke votuar PAA-në është votuar për një mjedis më të pastër për shqiptarët. 

SARANDE- Partia Agrare Ambientaliste do të jetë pjesë e fitores së koalicionit “Aleanca për Ndryshim” – u shpreh kryetari i kësaj force Lufter Xhuveli në takimin e zhvilluar në qytetin e Sarandës. “Duke votuar numrin 4-ter PAA, ju keni votuar për zhvillimin e qëndrueshëm, për një bregdet, ujë dhe ajër të pastër si dhe për një cilësi të mirë të jetës suaj”- tha Xhuveli. Ndër të tjera ai shtoi se “Shqipëria ka nevojë të ecë në këto rrugë që ka nisur këto 4 vite. Në rrugën e reformave, në rrugën e zhvillimit, ndërtimit, mirëqenies si dhe në rrugën e përmirësimit të jetës së shqiptarëve. Dhe kjo do të bëhet e mundur me fitoren e koalicionit tonë të kryesuar nga PD, por normalisht edhe me kontributin e PAA-së” – u shpreh Ambientaliste Lufter Xhuveli. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›