Vlorë- arrestohet 54 vjecari, akuzohet për kontrabandë cigaresh
Arrestohet nën akuzën e përfshirjes në kontrabandën e cigareve një 54 vjecar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, por masa e arrestit ndaj tij u vendos sot. Mbi të rëndon vepra penale e kontrabandës me mallrat e akcizës.
VLORE- Blutë e Vlorës kanë bërë të mundur arrestimin e 54 vjecarit Edmond Ilia, nën akuzën e përfshirjes së tij në kontrabandën e cigareve. Mësohet se 54 vjecari Ilia është arrestuar në kushtet e flagrancës, për shkak se në pilotinën “Shqiponja”, ku ai punonte, në portin e Vlorës, u zbulua një sasi prej rreth 1000 paketash me cigare pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, por masa e arrestit ndaj 54 vjeçarit u vendos sot. Ilia akuzohet për veprën penale të kontrabandës me mallrat e akcizës. Policia po heton për origjinën e cigareve, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. (a.r/ata/balkanweb)