E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat, Ministria: Familjaret te cregjistrojne te vdekurit

Reagon Ministria e Brendshme ne lidhje me deklaratat e Partise Socialiste, e cila konstatoi probleme me listat perfundimtare te zgjedhesve duke pare se ne to ishin edhe persona mbi 130 vjec e qe sot nuk jetojne me.  

Sipas Ministrise, lista ka shtetas mbi 100 vjec, po jane familjaret te cilet duhet te bejne cregjistrimin e te vdekurve.

"Listat paraprake jane publikuar 4 muaj para dates se zgjedhjeve, nderkohe qe ato perfundimtare jane konfirmuar nga kryetaret e njesive te qeverisjes vendore", thuhet ne reagimin e Ministrise.

Autoritetet sqarojne se listat jane hartuar mbi bazen e regjistrit te ri elektronik, ndersa mesohet se pas 15 qershorit, prane KQZ-se do te dergohet lista e atyre qe kane aplikuar per kartat.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›