Fushata PS, Leskaj e Ruci: Prioritet fermerëve
Kandidatja e PS për Elbasanin, Valentina Leskaj ka premtuar vëmendje të vecantë për biznesin e ri agrar. Gramoz Ruci në një takim ne Mallakastër deklaroi se pas 28 qershorit të gjithë fermerët do të jene prioritet.
ELBASAN- FIER Vëmendje të vecantë për biznesin e ri agrar ka premtuar kandidatja për deputete e PS-së në qarkun e Elbasanit Valentina Leskaj. Gjatë një takimi me banorë të fshatit Shtermen Leskaj është ndalur edhe në problemin e arsimit. Ajo premtoi se për cdo fëmijë që do ketë shkollën 20 minuta larg do t’i sigurohet transporti falas.
“Do mbështesim biznesin agrar duke e përjashtuar nga taksat e tatimet deri në tre vjet. Të gjitha bizneset e reja, sepse biznesi në fshat ka nevojë për lehtësira që të zhvilloht. 28 qershori është dita për ti thënë jo varfërisë, jo korrupsionit dhe po një politike të re e ndryshimit.” tha Leskaj.
Kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Fierit, Gramoz Ruci është ndalur në Mallakastër. Ai ka premtuar se pas 28 qershorit me Edi Ramën kryeministër të gjithë fermerët do të jenë prioritet kjo falë politikave mbështetëse të parashikuara nga PS.
“Ky është një program i prekur nga dora juaj, dhe i bërë me shpirt nga ju dhe për ju, nga një njeri me moshë aktive e të sprovuar, që vërtet ashtu sic është sot kryeqyteti nesër të jetë e gjithë Shqipëria” - tha Ruci.
(s.g/BalkanWeb)