Gjykata dënon me 200 mijë lekë gjobë, Krenar Ahmetin
Gjykata e Tiranës dënoi me 200 mijë lekë gjobë për "kryerjen e veprimeve arbitrare", ish shefin e policisë rrugore të Tiranës. Krenar Ahmeti akuzohet për një ngjarje të ndodhur pak muaj më parë, kur ai ndaloi në mënyrë të parregullt prokuroren Ymeri.
TIRANE- Ish-shefi i Policisë Rrugore në Tiranë, Krenar Ahmeti, është dënuar me 200 mijë lekë gjobë për "kryerjen e veprimeve arbitrare". Vendimi u mor sot nga Gjykata e Shkallës së Parë nëTiranë, e cila e shpalli fajtor të pandehurin Ahmeti, duke e dënuar atë me gjobë.
Ish -kreu i Policisë Rrugore në Tiranë, Krenar Ahmeti, akuzohet për një ngjarje të ndodhur pak muaj më parë në Tiranë, kur sipas prokurorisë së Tiranës, ai ndaloi në mënyrë të parregullt në bulevardin "Zogu i Parë", prokuroren Elisabeta Ymeri.
Prokurorja Ymeri mësohet se ka deklaruar se ishte ndaluar pa shkak, ndërsa kishte hasur me veprimet arbitrare të ish -kreut të policisë rrugore në Tiranë. Aktualisht, Krenar Ahmeti mban postin e shefit të rendit në policinë e Elbasanit. (e.n/News24/BalkanWeb)