Fushata PSD, Gjinushi: Pas 28 qershorit, vendi pa viza
Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi premton se me fitoren e së majtës, me rikthimin e besimit tuaj dhe të Komunitetit Evropian Shqipëria do të jetë një vend pa viza.
VLORE- Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi ka qenë në Vlorë ku ka bërë thirrje të votojnë për PSD-në, që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, për Shqipërinë e shqiptarët dhe jo thjesht për qeverinë e qeveritarët”
Gjatë një takimi të zhvilluar në komunën e Vranishtit dhe në Orikum, Gjinushi tha se "ne premtojmë që menjëherë pas fitores, me rikthimin e besimit tuaj dhe të Komunitetit Evropian tek qeverisja e majtë, Shqipëria do të jetë një vend pa viza, duke i dhënë mundësi jo vetëm lëvizjes së lirë të njerëzve, veçanërisht rinisë, por edhe shtimit të investimeve në Shqipëri”.
(s.g/BalkanWeb)