E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata, Xhuveli: Zhvillimi rural e bujqësia, prioritet i programit

Partia Agrare Ambientaliste, ka vijuar turin e saj elektoral në komunën Gjergjan të qarkut të Elbasanit. Kreu i kësaj partie Xhuveli në këtë takim e ka vënë theksin në rritjen e investimeve në zhvillimin rural në 4 vitet e ardhshme nga ana e qeverisë. 

ELBASAN- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli, takoi banorët e komunës Gjergjan në Elbasan. Zhvillimi rural dhe bujqësia do të jenë prioritet i programit të ardhshëm të qeverisë theksoi Xhuveli. “Më 28 qershor, votoni Partimë Agrare Ambientaliste me numrin 4 në fletën e votimit. Për kontributin që ajo ka dhënë deri më sot, për bujqësinë shqiptare, për demokracinë në Shqipëri, për programin e saj. Për atë që ajo do të mbështesë akoma më shumë në 4 vjecarin e ardhshëm zhvillimin e bujqësisë në fshat, zhvillimin e infrastrukturës rurale si dhe përmirësimin e mjedisit dhe jetës”-theksoi kreu i PAA-së Xhuveli. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›