E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Rama: Thirrje shqiptarëve për bashkim

Në 28 qershor shqiptarët do ti thonë “Jo” papunësisë, varfërisë dhe korrupsionit. Të bashkohemi të gjithë të lemë pas paragjykimet e partive dhe të ngremë lart flamurin e kombit shqiptarë. Kjo ishte thirrja që kreu PS Rama drejtoi nga qyteti i Lacit. 

LAC- Në 28 qershor të gjithë shqiptarët të majtë dhe të djathtë duhet të bashkohen për të ndryshuar fatin e vendit. Ky ka qenë apeli që kreu i Partisë Socialiste Edi Rama u tha mijëra mbështetësve të tij në një tubim elektoral në qytetin e Lacit.. 28 qershori -tha kryesocialisti është beteja e njerëzve të thjeshtë, beteja për mijëra familje shqiptare që nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre, beteja e pensionisteve qe nuk blejnë dot as ilaçet, beteja e një vendi të gjunjëzuar nga papunësia, analfabetizmi dhuna dhe korrupsioni.

“Më 28 qershor nuk është dita për të menduar për flamujt e partive, nuk është dita për të menduar për ndasitë mes njëri-tjetrit, nuk është dita për të menduar se kush është demokrati dhe kush është socialisti. Këtu në Lac, Kurbin e në fshat ku njësoj, si socialistët dhe demokratët vuajnë nga papunësia, nga varfëria, korrupsioni, vuajnë nga mungesa e librave për fëmijët, nga mungesa e ndihmës ekonomike. Pra është dita për të menduar si mund të ecim përpara bashkë dhe ta çajmë rrethimin e politikës së vjetër për të shkuar drejtë një Shqipërie europiane”- theksoi Rama në fjalën e tij.
Rama tha se 28 qershori do të jetë fitore e shqiptarëve dhe humbja e një grushti njerëzish në pushtet.

“Në 28 qershor nuk do të humbasin qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm demokrat, por do të humbasi një grusht pushtetarësh të korruptuar që kanë uzurpuar ëndrrat e shpresat e demokratëve dhe socialistëve. Që kanë abuzuar me besimin e pakufishëm të demokratëve dhe që kanë punuar për 4 vite me radhë për një familje të vetme dhe shërbëtorët dhe për klientët e kësaj familjeje”- theksoi Rama.

Ka ardhur koha tha kreu socialist nga Laci të lemë pas paragjykimet dhe flamujt e partive dhe të ngremë lart flamurin e kombit shqiptar

“Është koha të çlirohemi nga paragjykimet, është koha të kapërcejmë hendeqet që ka hapur kjo politikë mes nesh, është koha që ta shohim njëri-tjetrin socialistë e demokratë si bashkëqytetarë, si njerëz që jetojmë në të njëjtin qiell, mbi të njëjtën tokë dhe që ka vetëm një flamur. Flamurin e Shqipërisë që do ta ngremë lart e më lart për ta cuar Shqipërinë ne Europë”- tha kryetari i PS-së Rama.

28 qershori tha shefi i partisë më të madhe në opozitë është zgjedhja e dy alternativave ose të mbetemi peng i një politike të vjetër që pasojë ka papunësinë varfërinë, qenien pa shpresë ose të bëhemi pjesë e politikës së re duke i dhënë fund një historie që i ka lënë shqiptarët në fund të Europës .Nuk ka asnjë arsye bëri thirrje kryesocialisti të jemi ende të izoluar, të jemi të varfër të papunë dhe të pashpresë.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›