E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti, Mjaft: PD realizoi vetëm 20% të premtimeve

Lëvizja Mjaft ka publikuar monitorimin e punës së deputetëve dhe të partive në kuvendin e Shqipërisë nga viti 2005-2009. Sipas rezultateve të raportit, PD ka mbajtur vetëm 20% të premtimeve elektorale dhe shpenzimet e kuvendit janë rritur me 30.3 %. 

TIRANE- Lëvizja Mjaft ka bërë publike monitorimin e punës së deputetëve por edhe të partive në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2005 deri në 2009-ën. Në këtë monitorim rezulton se Partia Demokratike që përfaqëson edhe mazhorancën qeverisëse ka mbajtur vetëm 20 % të premtimeve elektorale ose e thënë ndryshe ka iniciuar 106 nisma ligjore nga 529 në total.

Edhe Partia Republikane është shumë larg realizimit të premtimeve të saj ndaj elektoratit. Ajo ka arritur të zbatojë vetëm 32.1 % të premtimeve elektorale, ndërsa nuk ka arritur të mbajë një nga premtimet më kyce, atë të kthimit dhe kompensimit të pronave.

Në raport thuhet se shpenzimet e Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2006 në 2009-ën janë rritur me 30.3 % ose 113 milion lekë, duke e kthyer në institucionin me shpenzime më të larta operative në rajon. Kështu 3.7 miliardë lekë shkojnë vetëm për luksin e deputetëve.

Skuadra e lëvizjes Mjaft, “Unë votoj” ka nënvizuar se gjatë këtyre katër viteve, puna e deputetëve është orientuar kryesisht në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, rajonale dhe ndërshtetërore që zënë 53 .3% të kohës dhe vetëm 13.6 % e veprimtarisë së tyre i është kushtuar hartimit të nismave të reja ligjore.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›