Elbasan, PS denoncon probleme me kartat
Kandidati socialist për Elbasanin ka denoncuar probleme me procesin e kartave. Sipas Gjiknurit kreu i komunës Porocan, Nefail Kllogjeri ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, pasi ka tërhequr personalisht kartat për militantët e PD.
ELBASAN- Kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan, Damian Gjiknuri ka denoncuar ato që ai i cilëson probleme me kartat e identitetit në komunën Porocan të këtij rrethi.
Sipas kandidatit socialist, kreu i komunës Porocan Nefail Kllogjeri ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, pasi ka tërhequr personalisht kartat e identitetit për militantët e Partisë Demokratike.
Damian Gjiknuri ka paralajmëruar se do të bëjë kallëzim penal për kryekomunarin Kllogjeri por dhe zyrtarin që ka dhënë kartat. Këtë rast kandidati i Partisë Socialiste e ka denoncuar edhe tek vezhguesit e ODIHR në Elbasan.
(e.n/BalkanWeb)