KPP, padi për shpifje ndaj Vagjel Tavos

Koalicioni për Parlament të Pastër i drejtuar nga ish presidenti Alfred Moisiu ka deklaruar se do të ngrejë padi penale ndaj kandidatit për deputet të PS-së Vangjel Tavo. Sipas KKP-së padia penale ndaj Tavos do të jetë për shpifje. Kandidati i PS-së Vangjel Tavo deklaroi ditë më parë se përfaqësues të KPP-së i kishin kërkuar 50 mijë euro për ti hequr emrin nga lista.Koalicioni për Parlament të Pastër publikoi disa ditë më parë një raport ku theksonte se disa kandidatë për deputetë të disa partive politike janë "të papërshtatshëm" për në parlamentin shqiptar.