Fushata Shkodër/ Beci me banorët e Shkodrës: S’do ketë rrugë të pa asfaltuara! Spahia: Qeveria nuk jep fonde për investime

Investime në infrastrukturë dhe rrugë të reja kanë qenë fokusi i fushatës së kandidatëve për kryetar bashkisë në Shkodër.
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Shkodër Benet Beci zhvilloi një takim me banorët e lagjes “Fermentim”, ku tha se qyteti nuk do të ketë më rrugë të pa asfaltuara.
“I kënaqur që kam mbështetjen tuaj. Këtu fillon puna, është më kollaj me fillu me punë sesa me fjalë. Nuk dua të bëj fjalime, dua të filloj punë. Janë këtu ,mundësitë dhe idetë. Ajo që duhet të bëjmë është të komunikojmë. Sot Shkodra për fat të keq është me dorë të dytë e të tretë.
Shkodra brenda jashtë duhet të jetë i baraz zhvilluar kudo. Ju garantoj që do jem bashkëpunues me derë të hapur. Të gjitha asetet që janë, ne do ta nisim punën duke parë më mirë sesi do investojmë. S’do ketë më rrugë të pa asfaltuara”, tha Benet Beci.
Nga ana tjetër kryetari i Bashkia Shkodër, Bardh Spahia akuzoi qeverinë për mungesë fondesh që nuk janë kryer investime.
“Ne kemi bërë kërkesa ata s’kanë financuar. Doli dhe tha në Shkodër me paturpësinë më të madhe, në ditë dielli… sesi mund të dalë kryeministri të gënjejë me paturpësinë më të madhe se s’kemi dhënë leje këtë unë nuk e di.
Çfardo personazhi qoftë, mjafton të jetë njeri nuk gënjen në atë mënyrë të paskrupullt. Ne i kemi dhënë të tëra lejet në kohë rekord”, tha Spahia.
/rtsh.al/