E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kurorëzimi i Mbretit Charles III, ambasadori britanik në Tiranë: Figura e tij na bën bashkë

Kurorëzimi i Mbretit të Anglisë Charles III është festuar edhe në Tiranë, ku Ambasada Britanike ka organizuar një pritje me personalitet të ndryshme.

Ambasadori Alastair King-Smith ka se figura e mbretit bën bashkë politikën, fenë dhe qytetarët. Ambasadori tha se mbreti i ri është i përkushtuar të mbrojë njerëzit më të dobët.

“Monarkia ka të bëjë me vazhdimësinë dhe stabilitetit. Koha ka ndryshuar. Mbreti është vital jo vetëm për Britaninë. Shihet si një figurë qe ngrihet mbi partitë e na bën bashkë. 54 vende në bote, janë duke parë këtë proces. Kurorëzimi nuk ka të bëjë vetëm me traditën. Mbrojtësi i feve është quajtur Mbreti Charles III, ai ka theksuar se është mbrojtës i të gjitha feve, dhe është nder për ne që sot këtu në Ambasadë kemi përfaqësues të të gjitha feve.

Është e rëndësishme të reflektojmë. Mbreti i ri ka shfaqur dashamirësi në të gjithë Botën, ka qenë avokat për çështje mjedisore, ka ndihmuar persona me aftësi të kufizuara. Ka provuar se do të jetë një mbret i denjë. Kam patur fatin ta takoj, dhe të jem pjesë e bujarisë së tij.

Pasioni i Mbretit është të ndihmojë njerëzit më të dobët. Sot do shohim edhe Mbretëreshën, edhe ajo ka peshën e përgjegjësisë për të qëndruar në nivele të larta, si Elisabeta II”, tha ambasadori.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›