E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Topalli: 4 vitet e ardhshme, mandat punësimi

Kandidatja për deputete e PD-së në qarkun e Shkodrës, Jozefina Topalli, ka vijuar turin elektoral në këtë qark. Topalli është shprehur se në 4 vitet e ardhshme qeveria do të mundësojë rritje të punësimit për të rinjtë dhe revolucion industrial. 

SHKODËR- Nënkryetari e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, ka vijuar fushatën e saj elektorale në qarkun e Shkodrës. Topalli ka marrë pjesë në inagurimin e shkollës “Mark Cuni”, ndërsa ka inauguruar dhe 11.5 km rrugë në rrazë dhe Barbullush. Gjatë takimit me banorët Topalli ndër të tjera ka premtuar rritje të investime në bujqësi dhe blegtori, por edhe në hapjen e qendrave shëndetësore.
Njëkohësisht Topalli është takuar edhe me bizneset e Shkodrës, ndërsa ka theksuar se në rast fitoreje mandati i ardhshëm do të jetë mandati i punësimit dhe i revolucionit industrial gjë që do të sjell më shumë mundësi të rritjes së punësimit tek të rinjtë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›