Fushata, Bode zhvillon takime me banorët e Vranishtës
Ridvan Bode në një takim të zhvilluar në komunën Vranishtë në kuadër të zgjedhjeve elektorale u ndal në arritjet e qeverisë në 4 vitet e saj në krye. Bode u shpreh se në 4 vitet e tjera do të rriten investimet për këtë komunë.
DEVOLL- Gjatë turit të tij elektoral nënkryetari i Partisë Demokratike Ridvan Bode është ndalur në komunën e Vranishtit. Gjatë takimit me banorët e kësaj komune Bode ka rreshtuar disa nga arritjet e Partisë Demokratike gjatë mandatit të parë. “Në 4 vitet e qeverisjes sonë ne investuam në tre fshatrat tuaja 1 miliardë e 300 milion lekë. Në 4 vite ne shtruam me asfalt të gjitha rrugët e fshatrave tuaj. Ne ndërtuam edhe shkolla, një ndër to është edhe njëra që hapet me 1 shtator ku fëmijët do të mësojnë në një shkollë krejt të re dhe moderne”- u shpreh Bode në fjalën e tij drejtuar banorëve. (a.r/news24/balkanweb)