E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet fluksi i emigrantëve në Kapshticë, kthehen për votime

Është rritur fluksi i emigrantëve të cilët vijnë në Shqipëri. Sipas informacioneve 3 mijë emigrantë shqiptarë kanë kaluar doganën e Kapshticës në 48 orët e fundit. Shumica e emigrantëve shqiptarë kanë udhëtuar për të marrë pjesë në votimet e 28 qershorit. Ndërkohë pritet që numri më i madh i emigrantëve të ardhur nga Greqia për të marrë pjesë në votime, do të regjistrohet ditën e premte dhe në fundjavë. Mësohet se janë marrë masat për lehtësimin e procedurave të kalimit në kufi për emigrantët që do të qarkullojnë gjatë këtyre ditëve me rastin e zgjedhjeve të 28 Qershorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›