Fushata, Milo: Shqiptarëve i nevojitet një qeveri që mendon për ta
Partia Demokracia Sociale ka vijuar turin elektoral në qytetin e Pogradecit. Gjatë këtij takimi kreu i PDS-së Paskal Milo u shpreh se shqiptarëve dhe Shqipërisë i nevojitet një qeveri e cila mendon dhe punon për të mirën e vendit dhe për ta.
POGRADEC- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo zhvilloi një takim në qytetin e Pogradecit me anëtarë dhe simpatizantë të partisë që ai drejton. “Shqipërisë nuk i nevojitet një senat politik, por njerëz që të sakrifikojnë për vendin”- tha Milo. “Shqipëria ka nevojë për një njeri që kryeqeveritari dhe qeveritari që të mendoj se cfarë bëra sot për shqiptarët, sa punova për ta, sa prodhuam sot për shqiptarët. Cfarë do të bëjmë nesër që jetën e shqiptarëve ta bëjmë më të mirë. Ky duhet të jetë shqetësimi i qeveritarëve, ky duhet të jetë shqetësimi i politikës shqiptare dhe jo se cfarë do të marrim për vete dhe për familjet e tyre”- tha kreu i PDS-së Milo. (a.r/news24/balkanweb)