Fushata e kontrasteve
Nga rrjetet sociale tek plumbat. Kjo fushatë po shfaq dy anët e saj në ekstrem, anën primitive, të konflikteve dhe plumbave dhe anën moderne, atë të betejës online
Si rrallë herë, fushata elektorale këtë radhë në Shqipëri nuk është duke u zhvilluar vetëm në rrugë. Dy partitë kryesore në vend, PD dhe PS, kanë ndërmarrë edhe një fushatë të egër në ëeb dhe sidomos në rrjetet sociale, siç është Facebook. Këtë po e përdorin më së shumti dy kandidatët që kërkojnë të zgjidhen në krye të bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Tashmë stafet e këtyre të fundit janë duke bërë garë se kush ka më shumë fansa në Facebook, për të shtuar propagandën e tyre dhe për të bindur njerëzit që të votojnë për ta. Me anë të kësaj fushate, ata kanë si synim që të fitojnë më së shumti të rinjtë, duke qenë se janë pikërisht këta të fundit që qëndrojnë dhe e përdorin më shumë këtë rrjet social. Por, nuk janë vetëm rrjetet sociale. Duke lënë mënjanë mediat tradicionale, si televizionet, gazetat e revistat, tashmë synohen edhe site-et dhe blog-et e ndryshme. Është një ushtri e tërë e këtyre kandidatëve që punon për të pushtuar hapësirën në këto rrjete, duke bërë sugjerime për kandidatët e tyre të preferuar, komente pozitive, si dhe sharje dhe sulme ndaj kandidatit rival. Dhe të mendosh që fushata zyrtarisht ka vetëm një ditë që ka nisur. Për këtë arsye, propaganda dhe fushata në ëeb gjatë ditëve në vijim pritet që të bëhet edhe më agresive.
Rama-Basha në Facebook
Lulzim Basha, duke qenë se është edhe sfidues, për vetë faktin se Rama është kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, e filloi fushatën e tij disa javë para këtij të fundit. Dhe këtë gjë e bëri pikërisht nëpërmjet rrjetit social më të madh në botë, Facebook. Ende pa u shpallur zyrtarisht kandidat i PD-së për Bashkinë e Tiranës, bashkëpuntorët e Bashës hapën një faqe zyrtare në Facebook, ku bëheshin kërkesa për sugjerimin e kësaj faqeje. Tashmë kjo faqe numëron rreth 50 mijë anëtarë dhe ditë pas dite shtohet. Pas saj, janë hapur edhe disa faqe të tjera me emrin e Lulzim Bashës për kandidat për Bashkinë e Tiranës. Kjo bëri që edhe bashkëpuntorët e kreut aktual të bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, i cili kandidon për herë të katërt, të hapnin një faqe të posaçme për zgjedhjet e 8 majit. Duke qenë se është hapur disa javë më vonë, kjo faqe numëron më pak anëtarë se faqja e Lulzim Bashës, rreth 30 mijë, por, nëse do të merren edhe anëtarët e faqeve të shumta të Ramës që ekzistojnë në këtë rrjet, atëherë numri i tyre rritet ndjeshëm. Tashmë të dyja kampet janë duke bërë një luftë se kush do të sigurojë më shumë fansa në faqe, a thua se fituesi do të shpallet pikërisht nga fakti se kush ka më shumë fansa në Facebook.
Përditësim i fushatës
Më shumë se kush ka më shumë anëtarë, dy kandidatët për bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha dhe Edi Rama, janë duke e përdorur këtë faqe për shpalosjen e ideve dhe planeve të tyre. Bashkëpuntorët e tyre, të cilët merren me administrimin e faqes, hedhin çdo ditë takimet elektorale dhe ngjarjet apo evenimentet e tjera në të cilat dy kandidatët kanë marrë pjesë. Në to gjen fjalimet e tyre, foto nga takimet dhe mbi të gjitha, komente inkurajuese nga ana e simpatizantëve të tyre. Në këto faqe ka një kusht, që duhet të plotësohet nga të gjithë anëtarët: nëse doni të bëheni fans i faqes, duhet patjetër që të jeni simpatizant i kandidatit aktual. Në të kundërt, nëse u shkon në mëndje që të mos keni të njëjtin mendim apo të guxoni që të bëni ndonjë kritikë, edhe njëherë, kritikë, jo fyerje, do të shuheni menjëherë nga faqja. Edhe nëse nuk jeni anëtar i faqes, por keni mundësinë të komentoni, komentet tuaja, nëse nuk janë në favor të kandidatit përkatës, do të fshihen nga moderatorët e faqes, të cilët qendrojnë 24 orë të gatshëm. Megjithatë, duke përjashtuar këtë anë, Facebook po u shërben shumë dy kandidatëve për Bashkinë e Tiranës që të shpalosin idetë e tyre tek sa më shumë njerëz.
Të rinjtë, objektivi kryesor
Rrjetet sociale kanë si pikësynimin kryesor pikërisht të rinjtë, të cilët janë të shumtë në numër dhe mund të ndikojnë thelbësisht në zgjedhjet e 8 majit. Duke qenë se pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë interesohet shumë pak për shtypin e shkruar dhe pak më shumë për atë televiziv, partitë kryesore në vend duket se e kanë gjetur zgjidhjen kësaj radhe për të afruar edhe të rinjtë dhe për ti bërë aktivë. Këtë e kanë arritur me anë të Facebook veçanërisht, duke qenë se ky rrjet social është shumë i përhapur dhe i përdorur në vendin tonë. Duhet kujtuar që në këtë rrjet bëjnë pjesë më shumë se një milionë shqiptarë dhe pjesa dërrmuese e tyre janë votues potencialë. Nga këta, shumica janë të rinj dhe jo shumë të interesuar për politikën. Për këtë arsye, bashkëpunëtorët e dy kandidatëve për bashkinë e kryeqytetit kanë vendosur që të hyjnë edhe në këtë hapësirë, duke parë që kjo gjë ka arritur të japë suksese në shumë vende të botës. Dhe, nëse do të hysh në dy faqet e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, do të shohësh që janë pikërisht të rinjtë ata që përbëjnë shumicën në anëtarësi. Tashmë dy kandidatët kanë arritur që të fitojnë vëmendjen e tyre. Ajo që ata kërkojnë tani, është ti tërheqin drejt kutive të votimit, për të votuar për ta.
Web-i zëvendëson sheshet
Deri më sot ishim mësuar me fushata që bëheshin në sheshe të mëdhenj, ku kishte turma masive njerëzish dhe kandidatët mbanin fjalimet e tyre të rastit. Duket se kjo gjë tashmë ka ndryshuar dhe kandidatët kanë vendosur që të bëjnë takime të vogla, duke shëtitur lagje më lagje dhe shtëpi më shtëpi. Takimet e mëdha bëhen më rrallë dhe me raste të tilla si hapja e fushatës, prezantimi i kandidatëve dhe mbyllja e fushatës. Dhe kështu, vendin e shesheve të mbushura, të cilat pak nga pak, tashmë me vitet kanë filluar të rrallohen, duket se e kanë marrë pikërisht rrjetet sociale. Nëse do të shohësh turma njerëzish, këtë mund ta bësh fare mirë në Facebook, ku ka jo vetëm pjesmarrje masive, por edhe komunikim masiv. Simpatizantët mund të lënë aty komentet dhe sugjerimet e tyre dhe kandidati përkatës për bashkinë mund tu kthejë përgjigje. Kuptohet, askush nuk duhet të ushqejë iluzione se është vetë kandidati që u kthen përgjigje: janë bashkëpuntorët e tyre. Por, gjithsesi kjo është diçka më pozitive se sa takimet në shesh, kur kandidati komunikonte me turmën. Tashmë ai mund të komunikojë direkt me personin dhe kjo mund ti shtyjë simpatizantët që të ndihen më të vlerësuar dhe për pasojë të bëhen edhe më aktivë në fushatën online.
Fushata online, vetëm në kryeqytet
Fushata online në rrjete sociale dhe ëeb ka marrë përmasa të gjera vetëm në kryeqytet. Në rrethet e tjetra ndërkohë, kjo mundësi është shumë e kufizuar, për vetë faktin se përdoruesit e internetit janë shumë të pakët në numër. I vetmi që është duke bërë fushatë edhe nëpërmjet Facebook-ut nga kandidatët e rretheve të tjera, është kandidati i PS-së për Bashkinë e Vlorës, Shpëtim Gjika, që është edhe kryetari aktual i kësaj bashkie. Ky i fundit ka rreth 10 mijë fansa në Facebook, shumë pak në krahasim me kandidatët për bashkinë e kryeqytetit. Kandidatët e tjerë për bashkitë në rrethe, për të mos folur pastaj për kandidatët për komuna, nuk i kanë dhënë shumë rëndësi fushatës online, pasi nuk do tu shërbente shumë.
Organizim elektoral në stil fashist
Kështu e quan në site-n e tij respublica.al gazetari opozitar, Mustafa Nano. Ndoshta mund të duket e tepëruar, por Nano shprehet se site i tij ka rënë shpesh pre e sulmeve nga përkrahës të
