E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasti Kongoli e dosjet. Kolegët komentojnë pohimin unik të tij

Bashkëkohës dhe kolegë të shtëpisë botuese, shkrimtarë e përkthyes, autorë të rinj, që e njohin Fatos Kongolin nëpërmjet veprës së tij, janë ftuar nga “Shekulli” të shprehen për rastin e tij, si rasti unikal që pohon se ka dëshmuar në gjyq ndaj një kolegu të shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, që u dënua me burg në dimër të vitit 1980-1981.

Kush është:

Fatos Kongoli u lind në Elbasan në vitin 1944. Ndërmjet viteve 1961-1964 ndjek studimet për matematikë në Universitetin e Pekinit. Me prishjen e marrëdhënieve kthehet dhe vazhdon studimet në Shqipëri dhe diplomohet në Universitetin e Tiranës.
Në vitet 1968-1969 punon mësues matematike në fshat. Për pesë vitet më pas punon si redaktor i gazetës letrare “Drita”, në 1977-1992 redaktor në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Kishte botuar asokohe “Të fejuarit”, “Karuseli”.
Më 1995-1998 punon gazetar në të përditshmen “Rilindja Demokratike”. Me romanin “I humburi”, Kongoli, heq përfundimisht dorë nga të gjitha angazhimet politike-intelektuale dhe hyn seriozisht në letërsi, duke sjellë me radhë ciklin e romaneve “Burgjet e kujtesës” ku bëjnë pjesë: “I humburi”, “Kufoma”, “Dragoi i fildishtë”, “Ëndrra e Damokleut” dhe romanet nga epoka e tranzicionit: “Lëkura e qenit”, “Te porta e Shën Pjetrit”, “Jetë në kuti shkrepseje”, “Bolero në vilën e pleqve”. Së fundi dhe “Iluzione në sirtar”.
Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë, dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002) si dhe i çmimit Velija (2000). Disa nga librat e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe vlerësuar me çmime.
Është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ridvan Dibra: E vërteta gjendet diku në mes
Rasti i Kongolit sjell në vëmendjen e opinionit tonë një debat që ka shoqëruar shkrimtarët e letërsinë qysh në lindjen e kësaj të fundit: raportet me moralin.
Në shoqërinë tonë të polarizuar e të tej-politizuar, janë të gjitha gjasat që ky rast të gjykohet në dy ekstreme: njëra palë “ta dënojë me vdekje” autorin për fajin e kryer dikur, kurse pala tjetër ta shpallë “hero të sinqeritetit krijues dhe intelektual”.
Si përherë në të tilla raste, e vërteta gjendet diku në mes.
Unë mendoj se “mea culpa” e zotit Kongoli nuk i heq dhe as nuk i shton gjë letërsisë së tij, artit të tij.
Por (në këndvështrimin tim!) më trishton fakti sesi një shkrimtar ia del të krijojë, të bëjë “letërsi normale”, duke bartur një peng të tillë në shpirt. Dhe druaj se pengje të tillë mbajnë një pjesë jo e vogël e shkrimtarëve të dikurshëm të realizmit socialist të cilët, të ricikluar në periudhën postkomuniste, vazhdojnë të prodhojnë “letërsi normale”.
Turp dhe mëkat!

Mirela Kumbaro: Ka 20 vjet që e përcjell këtë merak
“Iluzione në sirtar” është, natyrisht, një libër që rri rehat në gjininë e memuaristikës, ku autori e shkarkon veten nga përgjegjësia e faktit të dokumentuar, për të mos iu larguar shumë stilit letrar. Përpjekja për të qetësuar shpirtin pas rrëfimit të mëkatit është një melhem i stërnjohur dhe duket se kjo ka qenë e vetmja rrugë për Kongolin për ta vënë ndërgjegjen deri-diku në paqe. Është mjaft njerëzore dhe për t’u respektuar. Nuk më habit ky gjest, Kongoli ka 20 vjet që e përcjell këtë merak përmes letërsisë së tij. E ka bërë edhe duke ndenjur i tërhequr nga angazhimi politik por, me sa duket, as kjo s’i ka mjaftuar. E kreu me këtë pothuajse roman pa lënë ndonjë mister, por vetëm një shembull që, nëse do të ndiqej, shumë burra që e drejtojnë këtë vend do të bënin mirë të largoheshin nga skena publike.
Sa për hapjen e dosjeve, s’më shkon mendja fare, sepse unë kam bindjen se juridikisht dosjet nuk do të hapen ndonjëherë për sa kohë brezat që preken nga to do të jenë gjallë. Veç për diversion politik do të hapet herë pas here argumenti kërcënues se mund të hapen dosjet, kjo për të shmangur vëmendjen nga argumenti i ditës që mund të shqetësojë njërën palë apo tjetrën. Unë besoj se kasaveti i Kongolit është brenga që ai mban brenda tij.

Flutura Açka: Tani ua la radhën të tjerëve

Fatos Kongoli është shkrimtar me integritet të padiskutueshëm njerëzor, për ç’shkak edhe e kuptoj vendimin e tij për katarsis.
Ndryshe nga të tjerë, mes tyre edhe shkrimtarë, të cilët kanë aq shumë për të na rrëfyer mbi “zullumet” e tyre të së shkuarës (që jo vetëm s’e kanë bërë, por kanë kërkuar edhe kartë disidence nga shoqëria shqiptare), Fatos Kongoli na e shpjegoi thjesht dhe fisshëm se çfarë ngërçi moral kemi.
Ai mund të kishte heshtur, por zgjodhi të fliste. Tani ua la radhën të tjerëve. Por kam frikë se nuk do të ketë të tjerë, veç atyre që do të nxitojnë t’i hedhin gurë sinqeritetit të tij…

Maks Velo: Materiali dokumentar zbërthen kohën

Rastin në fjalë unë e shoh si një problem shumë kompleks dhe kjo histori më shtyn të pohoj atë që kam pretenduar gjithnjë: hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Nëse dosjet do të hapen, atëherë interpretimin e bëjmë në bazë të fakteve.
Në rastin e Fatos Kongolit nuk jepet asnjë dokument gjyqësor.
Çdo gjë që flitet për rrethana të tilla duhet të dëshmohet me dokumente dhe fakte: çfarë është thënë saktësisht në gjyq dhe sa e kanë rënduar personin e dënuar dëshmitë e shkrimtarit. Në këtë mënyrë nuk gjykojmë dot. Është materiali dokumentar që zbërthen kohën dhe vetëm përballë tij gjykon në mënyrë të ftohtë.
Kam dëgjuar artistë dhe njerëz që kanë dëshmuar, të thonë “e bëmë për bukën e kalamajve”. Kështu nuk justifikohet. A ka seriozitet në këtë jeton tonë apo jo?

Ardian Klosi: Dua ta marr si përballje me të kaluarën

Sapo mbarova Fakultetin Gjuhë-Letërsi 1980, u emërova në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Kohët e para në atë ndërmarrje, për 2-3 vjet, më ka rënduar psiqikisht atmosfera e frikës, e mundësisë së denoncimeve por edhe fakti se cilët nga kolegët apo koleget e mia ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Gjendja ime shpirtërore, ka qenë shumë e zymtë. Ka pasur disa shkaqe. Por një ndër kryesorët, ishte mënyra se si shkela në atë institucion. Që javën e parë më thanë se duhet të shkoja me kolektivin të ndiqja gjyqin e tre armiqve nga radhët e Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”: Hysenil Dume, Eqerem Biba dhe Xhelal Ranku. Ishte mbasditja kur u dha vendimi për këta të tre. Më vonë më pëshpëritën emrat e disa kolegëve të ndërmarrjes që bënin punën e denonciantëve dhe dëshmitarëve. Por me thënë të drejtën, vetëm kur doli libri i fundit i Fatos Kongolit mësova që kish qenë njëri nga dëshmitarët. Një gjë e rëndë natyrisht, për karrierën e një shkrimtari. Ky njëri aspekt. Një tjetër aspekt negativ, fakti që Mea Culpa-n, Kongoli e bën 20 vjet mbasi ka rënë regjimi.
Por pasi kemi thënë këto dy aspekte nuk mund të mos përshëndesim gjestin e një intelektuali, ndër të rrallët në Shqipëri që bën këtë pohim publik. Nuk dua të nxjerr ndonjë hipotezë pse dalja publike me këto fakte u bë prej sigurisë që shpejt a vonë do t’ia nxirrnin të tjerët. Dua ta marr si përballje të hapur me të kaluarën, duke përsëritur që askush, nga majat e shtetit tonë e deri te qytetarë pa emër që kanë në ndërgjegje njerëz të tjerë, viktima të asaj kohe, nuk kanë pasur burrërinë të bëjnë një gjest të tillë publik.

Visar Zhiti: Rrezikojmë të mbetemi turmë e traumatizuar
E çmoj rrëfimin dhe pendimin e shkrimtarit Fatos Kongoli në pothuajse romanin e
tij për një dëshmi që ka bërë ndaj një kolegu dekada më parë. Më mirë vonë se kurrë, thuhet. Kjo i është dashur për qetësinë e tij e veprën e vet letrare. Mendoni sa
të nevojshëm e ka një gjest kështu shoqëria shqiptare, kaq shumë e nëpërkëmbur, e mashtruar po aq shumë, ku spiunët e shumtë, denoncuesit e shumtë, persekutorët e shumtë duket sikur janë penduar deri më tani pse kane vrarë aq pak nga shpirti dhe jeta e popullit të tyre. Pa institucionin e pendimit, pa institucionin e faljes, pa institucionin e
shëndoshjes morale e të shpresës, do të mbetemi një turmë e traumatizuar. Nuk
duhet harruar, se ka Atdhe dhe BIrdhe.

Virion Grai: Rrëfim si Kongolit nuk kanë vend te ne

Personalisht i prkas asaj shtrese sociale e cila n periudhn komuniste, periudh pr t ciln rrfen Kongoli, sht goditur prej gjyqesh t montuar, letrash anonime, dshmish t arnuara t nxjerra me porosi e tortura. Ksi lloj keqbrsish, kurthesh e makinacionesh nuk mund t gjejn kurrfar prligjjeje a shfajsimi. Por rasti i Kongolit nuk sht i till. Ai episod i keqinterpretuar nga lexues t pavmendshm dhe i keqprdorur, provon kuotat aspak t lakmueshme t kodeve kulturore, morale e qytetare t shoqris sonë… Persona t identifikuar si persekutor i kemi kryelart mes nesh; ne i prshndesim prulsisht ata dhe dishepujt e tyre; iu qerasim dika kur na e kan ngen ata dhe pinjollt e tyre; iu kushtojmë prqndrim kureshtar, admirues; i votbesojm po t jen n gar zgjedhore; i duartrokasim kur dalin n tribuna; i falënderojm kur na gnjejn; i mirkuptojm kur na vjedhin, iu mbajm iso prforcuese kur falsifikojn historira e biografira; iu vijm rrotull me temenara, me bakshishe e rryshfete, iu prulemi me buzqeshje t ngrdheshura kur kan vula, zyra dhe influenc… Dhe pr ironi, sapo nj z burri krkon ndjes pr nj krim t pakryer, burracakt e hedhin prtok me nxitim shembullin e tij; sapo nj romancier i sprovuar do t na rrfej nj episod brengoss pr ndrgjegjen e tij tejet njerzore, burracakt komentues, zhgarravitsit pa emra ose me nofka maskuese, e etiketoj, e damkosin, prer e refuzojn shembullin e tij. Rrfimet e mirfillta autobiografike, realiste pr nga qllimi, fisnike pr nga modestia e autorit, prekse pr nga sinqeriteti, purifikuese pr nga vrtetsia, nuk kan ende vendin e duhur n vendin ton t dashur.

***************************

Kongoli: Jam përlyer në dënimin e kolegut në ’81. S’mund të jem i larë

U bënë disa muaj që është botuar autobiografia “Iluzione në sirtar. Pothuajse roman për vetveten” e Fatos Kongolit, (Toena, 2010). Shkrimtari tani jeton pjesën më të madhe të vitit në Nju Jork, e ç’mbetet në Tiranë. Vala e diskutimit mbi këtë rrëfim të Kongolit për veten ka rënë, e tani ai po e prezanton vetë veprën kur e ftojnë qoftë në Universitet të Elbasanit së fundi, e qoftë në Muzeun Kombëtar si dje, në Tiranë.

Libri i tij ka ngjallur reagime pro dhe kundër për rrëfimin e një episodi nga më të vështirët e jetës së tij: në vitin 1981, ai dëshmon në gjyq ndaj ish kolegut Hysenli Dume në Shtëpinë Botuese “Naim Frafshëri”, i cili u dënua me 8 vjet burg. Është një periudhë e zymtë politike për vendin, po aq edhe për autorin. I ati ishte përjashtuar nga Partia.
Ashtu si në gjithë romanet e tij ku elementet autobiografike janë të gjithëpranishme, edhe episodi në fjalë është ndërthurur te “Kufoma”.

Në intervistën për “Shekullin”, po i japim lexuesit që nuk e ka marrë akoma në dorë këtë libër, rrëfimin e Fatos Kongolit për dobësinë dhe brengën njerëzore, për një “pisllëk” nga i cili ai thotë nuk del dot i larë.

Zoti Kongoli, ju nuk e keni mohuar ndonjëherë që romanet tuaja, kanë pothuajse të gjithë lëndë autobiografike. E megjithatë ishte e nevojshme të shkruanit një autobiografi ku të shpjegonit gjerësisht origjinën e letërsisë suaj?
Ky libër shpjegon atë që kam shkruar deri më sot, si e shoh unë këtë krijimtari qysh kur kam shkruar librin e parë në periudhën e realizmit socialist deri tek romani “Bolero” që mbyll periudhën e dytë të krijimtarisë sime që fillon me romanin “I humburi”, i shkruar në fillim të vitit 1990 dhe i botuar më 1992.

Deri më 2008 janë tetë romane që tek ne quhen epoka e tranzicionit. Prandaj edhe mund të quhem zakonisht “shkrimtar i tranzicionit”. Mendoj që pas këtij libri të hyj në një hapësirë tjetër letrare.

Ndiheni në ato ujëra?
Po. Ky ka qenë synimi i librit: të vendos rregull në atë që kam shkruar. Tani për mua fillon një periudhë e tretë.
A janë librat e mi autobiografikë, është pyetja më e shpeshtë që më bëjnë. “Iluzione në sirtar” është një libër kryesisht për ata që i kanë lexuar librat e mi.

Por vëmendjen e ka tërhequr episodi i jetës suaj, i vitit 1981, kur ju punonit në shtëpinë botuese shtetërore. Të jetoje në rrethanat e kontrollit dhe të survejimit shtetëror, janë të qartë njerëzit sot për këtë aspekt të së kaluarës?

Meqë njerëzit fokusohen pikërisht në këtë episod të jetës sime, e them edhe njëherë se unë e kam shkruar atë si një detyrim ndaj vetes në radhë të parë mbas kaq vitesh, si një brengë shumë e madhe e jetës për atë që ndodhi.

Nuk kam qejf të bëj komente. Mbi të gjitha, nuk kam menduar që duke bërë këtë rrëfim për të cilin nuk më detyroi askush, të më japë ndokush ndonjë dekoratë. Është thjesht një rrëfim i jetës sime. Këtë mund ta interpretojë kushdo si të dojë vetë.

“Iluzione në sirtar” është libër shumë i gjerë. Aty ka shumë personazhe realë. Kur e kam shkruar këtë libër, e kam ditur që të gjithë këta personazhe janë gjallë, dhe nuk i jam trembur faktit që ndokush mund të mos i gjente me vend ato që kam shkruar. Deri tani nuk ka dalë kush të më thotë që gënjen.

Nuk më ka shkuar mendja kurrë që kujtimet e mia të botohen 100 vjet pasi të jenë shkruar. Mua kjo kurajë nuk më ka munguar.
Në fund të fundit, për disa mijëra lexues që kam në Shqipëri, – jam i sigurt që i kam disa mijëra lexues, – e kanë më të qartë pse i kam shkruar ato libra.

Ka jo pak njerëz që mendojnë se kjo që keni bërë do i vlejë diskutimit tek ne për të kaluarën.
Nuk e kam shkruar këtë libër për t’iu treguar të tjerëve ç’duhet të bëjnë e nuk duhet të bëjnë. Kjo është një brengë personale.

Ka të tjerë që kanë të njëjtën brengë.
Besoj se ka dhe ka shumë, varet sa e ndjen ai për ta rrëfyer një brengë të tillë, dhe kjo varet nga shumë rrethana. Meraku im ka qenë që të jem sa më i saktë në dhënien e gjërave, sepse janë gjëra që i përkasin një të kaluare, të mos kem lajthitje.

Është shkruar vetëm në bazë të kujtesës?
Vetëm me kujtesën time.

Si e kanë pritur ish kolegët e “Naim Frashërit”?
Ish kolegëve të shtëpisë botuese iu ka pëlqyer libri. Por n

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›