Simbolet partiake perplasje ne Tirane mes simpatizanteve
Dy incidentet jane shenuar sot pasdite nderkohe qe policia deklaroi se ne te dy rastet shkak kane qene simbolet partiake. Incidenti i pare ndodhi ne Kashar dhe i dyti ne Bathore.
Sipas te dhenave dy vellezerit Genci dhe Fation Kamberi te cilet kane nje lokal jane perplasur me shtetasit Luan Sulaj Shkelqim Lleshi Fred Sula dhe Zani Sula. Ne njoftimin zyrtar per shtyp policia deklaron se ngjarja ndodhi me qellim heqjen e flamujve te Subjektit Politik Partia Demokratike dhe vendosjen e flamujve te Subjektit Politik Partia Socialiste e Shqiperise. Dy vellezerit njeherazi dhe pronare te lokalit sipas policise nuk kane pranuar per heqjen e flamujve pasi lokali eshte ne pronesi te tyre dhe eshte prone private.
Me pas autoret e dyshuar shtetasit Luan Sulaj Shkelqim Lleshi Fred Sula dhe Zani Sula jane konfliktuar duke i qelluar me sende te forta shtetasit Fatjon dhe Genci Kamberi te cilet jane larguar.
Te demtuarit shtetasit Fatjon dhe Genci Kamberi jane derguar dhe trajtuar per ndihme mjekesore ne Spitalin Ushtarak Tirane. Nderkohe qe eshte kapur njeri prej autoreve shtetasi Luan Shkelqim Sulaj i cili po merret ne pyetje ne lidhje me sqarimin e rrethanave te ketij incidenti si dhe do te procedohet penalisht.
Nderkohe burime nga vendngjarja bejne te ditur se mes vellezerve Kamberi dhe personave te tjere ekziston nje konflikt pronesie i cili me pas ka gjeneruar ne sherr per flamujt.
Ngjarja e dyte ndodhi rreth ores 16.00 ne lagjen Nr.6 Bathore ne Tirane. Sipas njoftimit zyrtar te policise dy automjete te tipeve Volksvagen dhe Golf 3 me drejtues shtetasit Elvis Vladi dhe Ardian Aliu kane qene duke qarkulluar ne kete segment rrugor dhe mbajtur flamuj te Subjektit Politik Partise Socialiste e Shqiperise.
Gjate levizjes ne kete segment rrugor keto dy automjete jane ndaluar nga nje shtetas i cili ka qelluar me gure dhe shkopinj ne drejtim te dy automjeteve te sipercituara duke i demtuar ato dhe me pas eshte larguar.
Policia deklaroi se ka shkuar ne vendngjarje ndersa eshte identifikuar si autor shtetasi K.B. i cili eshte shpallur ne kerkim.
Redaksia Online